Kosova

Në RTK u paraqit si gjeneral i ushtrisë kroate, shoqatat e veteranëve të Kroacisë e demantojnë

Në Televizionin e Kosovës – RTK u paraqit si gjeneral i Ushtrisë kroate, shoqatat e veteranëve të Kroacisë e demantojnë duke e quajtur gënjeshtar.

Esad Çollaku u paraqit para disa ditësh në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës, duke thënë se është gjeneral i Ushtrisë së Kroacisë.

Mirëpo, pas transmetimit të tij në RTK, ka ardhur edhe reagimi nga zyrtarë të Ushtrisë kroate.

Një media kroate ka cituar disa burime të tyre brenda Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë kroate.

Aty thuhet se Esad Çollaku, nuk ka qenë asnjëherë pjestar i Ushtrisë së Kroacisë.

“Nuk është e qartë se kush ia ka dhënë uniformën e gjeneralit të Ushtrisë së Kroacisë këtij mashtruesi, ai kurrë nuk ka qenë në UK, kush i ka dhënë kartën e identitetit dhe kush po e promovon. Me këtë po përpiqet të komprometohet presidentja dhe Qeveria, sepse do gjeneralë të rremë në një televizion të huaj po i shpalosin qëndrimet e veta në uniformë të gjeneralit”, ka thënë për portalin HOP, burimi i portalit hop.com.hr.

Esad Çollaku, në uniformë të ushtrisë kroate me gradë të gjeneral majorit, përvec në RTK, ai u bë i njohur para disa ditësh edhe nga emisioni Bujica, të Velimir Bujanac para disa ditësh, kur e ka ftuar Marko Perkoviq Thomsonin në Kosovë, shkruan portali kroat hop.com.hr.

Për gjithë kohën e luftës atdhetare në Kroaci Esadi apo Kristiani ka vërtetim për pjesëmarrje në Ushtrinë Kroate të Republikës së Kroacisë, por nuk është e qartë se si në vërtetimin është lokacioni Modriça kur e njëjta ka rënë tre muaj më herët, e për merita ai është dekoruar me Kryqin Kroat nga Franjo Tugjman, e të cilën në të vërtetë e ka marrë me propozim të Këshillit të Mbrojtjes Kroate Zhepçe nga viti 1997. Ai ishte pjesë e KMK Zhepçe.

Uniforma e Çollakut më së miri dëshmon shenjat kroate me shenjat e Forcave të Armatosura të Kosovës në fotografi.

Kryqi të cilin si dekoratë e ka marrë nga shteti kroat, në paleta është shenja e UK, ndërsa në mangë e ka shenjën e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Esad Çollaku prej vitit 1992 deri 1995 ishte pjesëtar i KMK Zhepçe në grupin diversant të cilin e kanë përbërë edhe shqiptarët. Për shkak të fletë kërkimeve për krime lufte ai është strehuar në Kosovë, për t’u paraqitur befas në Karllovc ku edhe sot jeton.

Çollaku nuk është gjeneral i KMK, siç pretendojnë burimet shqiptare, pretendohet se është gjeneral kosovar, sipas burimit të Bujicës. Siç merr vesh portali, ai është pensionuar si kapiten i KMK, ndërsa propozimin për dekoratë e ka marrë për shkak të plagosjes.

Portali hop.com.hr nuk ka marrë asnjë informatë se Çollaku është gjeneral i forcave kosovare, por kanë marrë një dokument nga forcat kosovare se bëhet fjalë për një veteran lufte, nga Zona Operative e Drenicës, brigada 111 “Adem Jashari” me kartë identifikimi nr. 050785, të lëshuar në Prizren, dhe ishte nën komandën e Sami Lushtakut. Ky është dokument i shtetit të Kosovës. Nuk ka informata se është gjeneral. Sikur Çollaku të ishte gjeneral ai do të kishte pasur zonën e tij të përgjegjësisë, e jo të komandantit.

Më 11.11.1998 është hapur varreza me 42 civilë në rajonin e Zhepçes, për të cilën ngarkohet gjenerali i rremë i UK, sipas uniformës të cilën po e mbanë.

Kohë më parë në kryengritjen e parlamentit maqedonas ka marrë pjesë një dhunues me fanellë me shenjat e Forcave të Mbrojtjes Kroate (HOS), dhe lajmin e kanë transmetuar të gjitha mediet serbe, dhe në fund maqedonasit e gjejnë në mes të kryengritësve agjentin e shërbimeve serbe.

Duket se Çollaku është formë e njëjtë, sipas të cilit po zgjerohet konflikti në Kosovë, fajëson gjeneralin e rremë dhe natyrisht Kroacinë, i shfrytëzon mediet djathtiste në Kroaci në mënyrë që ky mashtrues të del hero apo bëhet fjalë për ndonjë burim tjetër përdorimi i uniformës për qëllime propagandistike për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Është shumë naive se si djathtistët ranë në retorikën e tij vetëm se e ka ftuar Thompsonin në Kosovë, gjë që në të vërtetë do të shkaktonte situatë tjetër. Çmimin do ta paguante Kroacia dhe vet Thompsoni.

Çollaku askund nuk pretendon në paraqitje publike se është gjeneral i ushtrisë sonë, ai kështu nuk është paraqitur as në Bujicë, mirëpo është fakt se i ka mbajtur shenjat e UK në televizionin e Kosovës pa lejen e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë.

Është interesant se në lidhje me këtë rast nuk kanë reaguar as Zyra e presidentes e as MMRK.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.