SPORT

Challandes: Në Zvicër më quajnë hajdut

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se mediat zvicerane janë duke e paraqitur atë si hajdut pas interesimit të Kosovës për Florent Hadërgjonajn dhe Bastien Tomën.

Në një intervistë të gjatë për “Blick”, trajneri i Kosovës e ka pranuar se kanë shfaqur interesim për dyshen kosovare, që nuk kanë vendosur ende se për cilën Kombëtare do të luajnë, transmeton KTV.

“Do të ishte e padrejtë nëse nuk do ta pranoja, se nuk kemi shprehur interesim për Hadergjonajn dhe Tomën. Lojtarët ende nuk kanë vendosur dhe çfarëdo që do të ndodh ne do të respektojmë vendimin e tyre. Për këtë arsye, mediat zvicerane më paraqesin si hajdut, edhe pse në të vërtetë ne nuk po vjedhim asgjë, pasi janë lojtarët dhe prindërit e tyre që vendosin për të ardhmen e tyre”, deklaroi Challandes.