Kosova

738 emra veteranë të rrejshëm largohen nga lista, flet OVL e UÇK’së

Prokuroria në aktakuzën e parë të rastit “Veteranët” kishte përfshirë hiç më pak se 20.238 emra që marrin kundërligjshëm pensione. Në përmirësimin e aktakuzës që Gjykata Themelore e Prishtinës kishte kërkuar nga Prokuroria, numri ka ndryshuar.

Media raportoi se tani janë 738 emra më pak të përfshirë në listën e veteranëve të rrejshëm.

Lidhur me largimin e veteranëve nga lista e rrejshme e prokurorisë nuk është në dijeni as Organizata e Veteranëve të Luftës.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) Hysni Gucati ka thënë se i vjen mirë që është pakësuar lista me veteranë të rrejshëm, mirëpo mohoi se është në dijeni lidhur me rastin.

“Ne nuk jemi të informuar. Ne e dimë që janë intervistuar disa, por për largimin e tyre nuk kemi dëgjuar. Jemi të informuar se janë larguar disa persona prej pensioneve, por që janë largu mbi 700 persona nuk dimë asgjë”, ka thënë Gucati i OVL-UÇK-së.

Të akuzuarit për manipulim të emrit veteran janë: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Nga fillimi i viti 2015 deri në muajin gusht 2018 buxhetit të Kosovës i kanë shkaktuar dëmin në shumën prej 88,769,217.04 euro.

Dëmi i përmuajshëm është 3,315,00 euro.

Prokuroria ka kërkuar të pezulloj pagesën e pensioneve për 19,500 përfituesit.

Numri i përgjithshëm i veteranëve të UÇK-së është 46.230.