OPINION

7 orë

Shkruan: Skënder MULLIQI
Te dashur lexues sigurisht se jeni lodhur dhe mërzitur nga shkrimet dhe publikimet ne gazeta dhe portale, nder me te ndryshmet për situatën politike, rrjedhat ekonomike dhe për mos unitetin tone politik e besa edhe shoqëror, qe për fatin tone te keq po na përsëritet historikisht si popull.

Se bëhemi armiq te vetvetes ne një përmasë kaq te madhe ne një kohe kur na nevojitet një rreshtim i përbashkët politik dhe unitet për t’i realizuar ëndrrat shekullore për bashkim te trojeve etnike, është e pabesueshme. Duket se kësaj pune do t’ia shohim sherrin me buxhuk, siç ia pame shpesh gjate historisë Ky shekull pas dëbimit te forcave okupuese serbe nga Kosova ne vitin 1999, me te drejte u quajt shekulli i shqiptarëve. Por, pas 20 vitesh te shtegtimit ne liri rrjedha e ngjarjeve politike dhe ecurive te përgjithshme zhvillimore është e kundërta e saj. Na dhashtë Zoti me shume mend, e ta ndryshojmë rrugën qorre ne te cilën jemi futur, jo vetëm nga njerëzit e politikes, por edhe me fajin e te gjithë neve, se po e preferojmë heshtjen si varri… Këtë paraqitje te shkurtër do ta përfundoj me thënien e gjeniut, Albert Ajnshtajn “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që veprojnë si djalli, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për këtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.