Love & Sex

7 fantazi seksuale që janë normale

Mendimet intime nuk janë ato që përcaktojnë çfarë ne jemi. Pavarësisht tabuve, duhet të kujtoni se është krejt normale të keni fantazi të ndryshme seksuale dhe çfarë s’është normale është ndjesia e fajit. Cilat janë fantazitë seksuale më të shpeshta të grave?!

1. Tradhtia

Mund të jesh lumturisht e lidhur/martuar dhe sërish të gjesh emocion tek ideja e një tradhtie.Frika ndaj të fshehtës, apo emocioni që jep një lidhje e re seksuale janë 2 nga arsyet e kësaj fantazie.

2.Seks në vende publike

Kjo është një tjetër fantazi seksuale shumë popullore. Frika se mos dikush ju shoh, apo ndjesia e tensionit e bëjnë aktin edhe më pasionant.

3. Seks me një personazh të njohur

52% e grave gjatë një sondazhi, pranuan se e kishin patur një fantazi të tillë. Eshtë më e thjeshtë të imagjinosh personazhin tënd të preferuar gjatë seksit sipas mënyrës tënde.

4. Seks me ish-in

Në fantazitë e tua, ti mund të bësh seks me ish-të dashurin pa u ndjerë në faj. Pastaj, mendimi për ty kthyer sërish tek ai/ajo është problematik.

5. Seks me një të panjohur

Anonimiteti i çon shumë njerëz drejt asaj që ne e quajmë “one night stand”. Eshtë emocionues mendimi që dikush është i tërhequr kaq shumë pas teje dhe trupit tënd edhe pse s’di asgjë tjetër për ty.

6. Seks me shumë partnerë

Në fantazitë e tyre ky lloj seksi është shumë herë më i bukur, prandaj 57% e grave pranuan se po, një prej fantazive më të shpeshta seksuale ka qenë seksi në grup.

7.Seks me dikë më të ri se ty

Dikush më i ri se ty, ka gjasa të ketë më shumë energji seksuale sesa partneri yt aktual. Ndjesia e të ndaluarës, është gjithashtu intriguese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.