Kosova

Hoti: Ligji dhe platforma për dialogun janë dokumente absurde, e vetmja platformë është Kushtetuta

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ligj dhe platformë për dialog është vetëm Kushtetuta.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Ligji dhe platforma për dialog janë dokumente absurde.

“Ligji për dialogun dhe platforma për dialog, që do të diskutohen nesër në Kuvend, janë dokumente absurde pa bazë kushtetuese.Ta kenë të qartë të gjithë se ligj dhe platformë për dialog është vetëm Kushtetuta. Ndërkaq, ekip i dialogut është Qeveria legjitime”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet ligji dhe platforma për dialogun. Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, e cila ka vendosur që kjo seancë që është bërë me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj të fillojë në orën 9:00.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë po ashtu tha se po nesër duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet seancë të rregullt.