Kronika e zezë

67 vjeçarja, gjendet e pajetë në banesë, policia merr në pyetje djalin e saj

 Shqipëri/ Gjendet e pajete në banesë një grua 67 vjeçare. Policia e Tiranës bën me dije se viktima është shtetasja me inicialet V.R.,  e cila jetonte në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë. 

Sipas policisë, gruaja jetonte vetëm me djalin e saj. Në trup nuk janë konstatuar shenja dhune, por policia ka shoqëruar ne komisariat djalin e saj, shtetasin J.Z., 45 vjeç, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.

Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali viktimës) u shoqërua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483