Kosova

Vetëm 6638 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e Universitetit “Hasan Prishtina”

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se e ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj.

Gjithsej 6638 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e Universitetit “Hasan Prishtina” për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.

“Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2020/2021.

Gjithsej 6638 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit”, thuhet në njoftim.

UP-ja ka dhjetëra programe studimore në 14 njësi akademike, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri më datën 30 shtator 2020.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.