Kombëtare

66 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë deri më 2025

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Prishtinë dhe në komunat fqinje, ka bërë të ditur Komuna përmes një njoftimi.

Projekti dhjetëra-milionësh do të implementohet deri në vitin 2025, në faza të ndryshme.

“Projekti ka vlerë prej 66 milionë euro ku Qeveria e Republikës së Kosovës do të kontribuojë me 20 milionë euro shtesë në projekt dhe do të implementohet deri në vitin 2025, në faza të ndryshme. Përveç Prishtinës, projekti mbulon edhe trajtimin e ujërave të zeza në komunat fqinje Obiliq, Fushë-Kosovë dhe potencialisht Graçanicë dhe është rezultat i studimit të fizibilitetit nga viti 2012”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.