Kosova

61-vjeçari vritet në Pejë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së shtunës, kanë marrë informacion se në rrugën “Eqrem Qabej” në Pejë kanë gjetur një person të gjakosur, vdekjen e të cilit më pas e kishte konstatuar ekipi mjekësor.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa me të marrë informacionin njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rastin i cili u cilësua si “vrasje”.“Me datën 05.09.2020 rreth orës 17:00, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në rrugën ‘Eqrem Qabej’ nё Pejë, ёshtё gjetur njё person i gjakosur. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë menjëherë iu kanë përgjigjur vendngjarjes. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull i lindur me (1959). Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm”, thuhet në komunikatën për medie.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.