Kosova

608 kosovarë shkuan të infektuar me COVID-19 në Gjermani, paralajmërohen masa të ashpra nga autoritetet

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se ardhur 608 kosovarë kanë shkuar në Gjermani të infektuar me COVID-19 nga Kosova.

Të gjithë këta përbëjnë numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer pas pushimeve në Gjermani

Pas kosovarëve, nga Serbia 227 persona kanë shkuar të infektuar, nga Turqia 166 dhe nga Bosnja e Hercegovina 105.

Ambasada e Kosovës bën apel te qytetarët që të bëjnë kujdes gjatë pushimeve në Kosovë dhe të zbatojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Apelojmë po kështu që posa të futeni në territorin e Gjermanisë të bëni testet- në “aeroporte dhe vendbanimet ku jetoni. Përndryshe do të ballafaqoheni me masa të ashpra nga autoritetet gjermane”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483