Kombëtare

60 vjetori i Radio Kukësit

60 vjetori i Radio Kukësit, një prej institucioneve më të vjetra mediatike shqiptare, është shënuar në këtë qytet me një cermoni që nisi në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”. Organizatorët kishin ftuar ish punonjës, bashkëpunëtorë, miq e të ftuar.

Për shumë vite Radio Kukësi ka qenë radio e dytë me e madhe në vend, me një program veçmas të orientuar për trojet shqiptare jashtë kufirit shtetëror. Ajo ka laujtur një rol të rëndësishëm edhe në ditët e luftës në Kosovë. Prej disa kohësh ky institucion po transformohet në qendë të rëndësishme radio televizive. Në këtë aktivitetet ishte pjesmarrës edhe presidenti Ilir Meta dhe ambasadori i Kosovës ne Shqipëri Sylë Ukshini.

Ambasadori Ukshini tha se isha i nderuar që së bashku me presidentin shqiptar Ilir Meta të merrja pjesë në ceremoninë e shënimit të 60 vjetorit të Radio Kukësit, një prej institucioneve më të vjetra mediatike shqiptare. “Radio Kukësi’ ka qenë një dritare e rëndësishme informative për shqiptarët e Kosovës dhe një zëdhënës i fuqishëm i aspiratave të shqiptarëve të Kosovës dhe viseve etnike në periudhat më të vështira të okupit serb.

Një nderim dhe respekt i veçantë i takon sidomos edhe për rolin e rëndësishëm që ka luajtur kjo radio gjatë luftës së fundit të Kosovës dhe dëbimit biblik të popullatës shqiptare 1998-1999, kur kjo radio u bë destinacion dhe referencë e mediave ndërkombëtare. Në këtë kuptim Radio Kukësi u bë Homadhe per te gjithe punonjesit e Radio Kukesit, ishte një bashkëudhëtar i yni në luftën tonë për çlirim dhe emancipim kombëtar. Ndaj, në këtë përvjetor përulemi dhe bëjmë nderime të veçanta për të gjithë ata punonjës që nuk janë më në mesin tonë, ndërsa punonjësve aktual suksese të përjetshme me Radio Kukesin, që në publik shpesh quhet edhe si Radio Kosova, ka shkruar ambasadori Ukshini ne Facebook./Kosova.info