
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, njoftoi të enjten se Turqia synon të zhvillojë edhe më shumë potencialin e turizmit dhe marrëdhëniet tregtare, ekonomike e kulturore duke liberalizuar vizat për disa shtete evropiane.
Aksoy iu përgjigj me shkrim një pyetjeje mbi vendin e miratuar nga Turqia lidhur me heqjen e vizave për qytetarët e disa shteteve të Evropës.
“Është vendosur të sigurohet 90 ditë liberalizim i vizave në çdo 180 ditë për shtetasit e Austrisë, Belgjikës, Holandës, Spanjës, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, vende anëtare të zonës Shengen të Bashkimit Evropian, duke filluar nga data 2 mars, për udhëtimet e tyre me qëllime turistike drejt Turqisë”, deklaroi ai.
Me këtë masë – theksoi zëdhënësi Aksoy – synohet rritja e potencialit tonë turistik me vendet në fjalë.
add a comment