Kombëtare

5 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e vëllait

Sepse me 31 gusht 2015 rreth orës 14:35 minuta në fshati Krajk, Komuna e Prizrenit në gjendje të tronditjes së fort mendore me përdorimin e armëve të zjarrit privon nga jeta vëllain e tij- tani të ndjerin me iniciale K.L. nga fshati Krajk, Komuna e Prizrenit, pas një mosmarrëveshje të mëhershme.

Si dhe konfliktit verbal në mes vete të ditës kritike, lidhur me kalimin e automjeteve të dasmorëve nëpër rrugën e tyre të përbashkët, në një moment fillon konflikti i armatosur në mes të akuzuarve dhe të ndjerit K.L., me ç’rast i ndjeri shtënë në të akuzuarin me armë – pisoletë duke i plagosur të akuzuarit, në atë moment i akuzuari SH.L. nxjerr nga brezi pistoletën dhe shtënë në të ndjerin  K. L. me ç’rast si pasoj i shkakton  plagë vdekjeprurëse.LEXO EDHE:

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit me iniciale  SH.L. nga fshati Krajk Komuna e Prizreni,  për shkak të veprës penale të vrasjes së kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore  nga neni 180 të KPRK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 para.1 të KPRK-së, dhe të  akuzuarit me iniciale H.K., nga fshati Krajk, Komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 dhe 3 të KPRK-së.

I  akuzuari me iniciale SH.L. nga  fshati Krajk, Komuna e Prizrenit,  gjykata e  dënoi me  burgim në kohëzgjatje prej pesë vitesh, ndërsa për veprën penale  si nën II të dispozitivit,  i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje pre 1 (një) viti.

Në kuptim të nenit 80 par.1 dhe 2 nën para.2.2 të KPRK-së të akuzuarit i shqiptohet dënimi unik me burgim në kohëzgjatje prej 5 vite e 6 muaj burgim, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari me iniciale H.K., nga fshati Krajk, Komuna e  Prizrenit lirohet nga akuza pasi që nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer  veprën penale, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 dhe 3 të KPRK-së.

Nga të akuzuarit konfiskohen të gjitha armët sipas propozimit të aktakuzës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.