Kombëtare

48 orë ndalim për babanë që plagosi djalin e tij

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, R.M. personi që dyshohet se sot ka plagosur djalin e tij.

“I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.