Kombëtare

475 m3 dru janë shpërndarë tek të kthyerit

Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u siguruan që familjet për të cilat u ndërtuan shtëpitë nga faza e pestë e programit “Kthimi dhe Ri-integrimi në Kosovë” (EU RRK-5) do të mirëpresin ardhjen dimri gjegjësisht, në komunat e Novobërdës, Shtërpcës, Pejës, Rahovecit, Istokut, Prizrenit, Obiliqit, Fushë Kosovës, Graçanicës dhe Gjakovës, 5 metra kub dru zjarri u shpërndanë në gjithsej 95 familje nga komunitetet jo-shumicë.

Familjet që morën këtë ndihmë thonë se ministria u siguroi atyre fjalë për fjalë gjithçka për një jetë normale, që nga ndërtimi i shtëpive të reja, pajisje të plota, ndihmë për fuqizimin ekonomik dhe tani atyre u është mundësuar të mirëpresin ditë të ftohta në shtëpi të ngrohta. Anëtarët e familjes janë jashtëzakonisht mirënjohës ndaj të gjithëve që i ndihmojnë ata, dhe posaçërisht ndaj Ministrit Dalibor Jevtic, i cili po përmbush premtimet e tij.

Shpërndarja e drurit u krye me ndihmën e zyrtarëve të ministrisë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), së cilës iu besua zbatimi i programit të përmendur të BE RRK-5.

Ministria për Komunitete dhe Kthim do të financojë vazhdimin e këtij veprimi nga burimet e veta në periudhën e ardhshme, i cili do të ndihmojë të kthyerit, personat e zhvendosur, anëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe kategori të tjera të prekshme të njerëzve në izolim zonat në Kosovë. /Kosova.info/