Kosova

4 persona nën pranga, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me prostitucion

Nëpërmjet një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar 4 persona të dyshuar për vepra penale që ndërlidhen me prostitucion – shkruan Kosova.info

Policia e Kosovës, Sektori Qendror i Hetimeve–Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara,  të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë,  me datë 15.09.2020,  ka   realizuar një plan operativo-taktik,  me ç ‘rast  janë kontrolluar dy lokacione (Prishtinë dhe Fushë Kosovë) ku janë   identifikuar dhe  arrestuar  katër persona  të dyshuar;  dy femra (një kosovare dhe tjetra shqiptare shtetase e Serbisë) dhe dy  meshkuj kosovarë.

Përsonat e përfshirë janë arrestuar nën dyshimin se kanë  kryer veprat penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” apo “Bashkëkryerja” sipas kodit penal të RKS-së.

Gjatë realizimit të planit si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht pesë (5) telefona mobil, njëqind e njëzet e pesë (125) euro, disa kopje të dokumenteve dhe një libër e evidencave.

Pas proceduarve të intervistimit  të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë  ndaluar për 48 orë./Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483