Kronika e zezë

4 persona në pranga në Tiranë, me thikë kanosën pronarin e lokalit…

Katër persona janë vënë në pranga ne Tirane gjate 24 orëve te fundit, te akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e kryeqytetit ka dhëne detaje lidhur me arrestimet e kryera dhe akuzat qe kane çuar në pranga 4 shtetas.

Njeri prej tyre, shtetas algjerian ka kanosur me thike pronarin e lokalit në rrugën  “Ibrahim Rrugova”, ndërkohe qe me pare kishte shkaktuar probleme aty, duke prishur qetësinë publike.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit algjerian T. T., 22 vjeç (endacak), pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në lokalin në pronësi të shtetasit S. H. ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë) pronarin e lokalit, shtetasin S. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G. F., 28 vjeçe dhe I. E., 47 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483