SHËNDETËSIA

36 persona të infektuar në 24 orë, por shefja e shërbimit infektiv jep superlajmin

Në vendin tonë në 24 orët e fundit u shënua numri më i lartë i personave të infektuar me koronavirus me 36 raste të reja, po ashtu është rritur edhe numri i personave të shtruar në spital.

Shefja e shërbimit infektiv, Najada Çomo, bën me dije se një nga pacientët e shtruar në spitalin infektiv është përmirësuar dhe ka dalë nga intubimi. Çomo tha se ka një rritje të numrit të të shtruarve gjatë ditëve të fundit.

Sipas saj, ky është rasti i parë i një pacienti që del nga intubimi në Shqipëri, pasi rastet e mëparshme kanë rezultuar fatale për pacientët

“Gjatë 3-4 ditëve të fundit kemi një shtim të numrit të rasteve, pra paraqitja e 10 pacientëve në ditë për shërbim dhe për t’u hospitalizuar është shifër që duhet marrë në konsideratë. Është për t’u vlerësuar që ky shtim i rasteve shoqërohet me raste të rënduara, ku mbizotëron Tirana. Kur ke pacientë në terapi intensive do të thotë që situata është realisht për t’u tërhequr vëmendja e popullatës, për shkak se është e vërtetë që është ulur vëmendja. Nuk janë vetëm moshat që janë me sëmundje kronike të shtruar në shërbimin infektiv, por aktualisht ka mosha të reja që janë në terapi intensive dhe kuptoni çdo të thotë të jesh në terapi intensive në një moshë shumë të re. Por desha të ndaj edhe një lajm shumë të mirë me ju sot. Për herë të parë nga ne kemi një pacient të ekstubuar, një 71-vjeçar që ka dalë nga intubimi, falë punës së madhe të gjithë shërbimit infektiv”, tha ajo.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483