Bota

35 persona brenda një kamioni, skanimi me rreze X nxjerr zbuluar emigrantët e paligjshëm(FOTO)

Shtëpia e Bardhë ka ndarë me publikun një fotografi që tregon sesi emigrantët e paligjshëm mundohen të kalojnë kufirin.

Fotoja e publikuar është në fakt një skanim me rreze X i një kamioni i cili brenda mbante 35 persona.

Imazhi u postua në llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë të enjten mbrëma. Në të mund të duken disa persona të rritur që rrinë në këmbë mes rreshtave të produkteve ndërsa disa të tjerë qëndrojnë shtrirë.

Qeveria amerikane tha se emigrantët brenda kamionit mbaheshin pa ajër të kondicionuar nga një kontrabandist.

Brenda kamionit, i cili u ndalua në një pikë kalimi në Arizona, ndodheshin 12 fëmijë, një grua shtatzënë, një i dënuar si dhe 19 persona të tjerë të huaj.

Shoferi, i akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore, e kishte mbajtur frigoriferin e fikur, kështu që personat brenda kishin qenë duke duruar temperatura përvëluese.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.