Kosova

320 raste aktive në Kosovë, Vushtrria vatër e koronavirusit

Në vendin tonë sot janë raportuar edhe 29 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1 mijë e 263.

Ndërsa, aktualisht në Kosovë janë të shëruar 912 persona, derisa 31 të tjerë kanë humbur jetë.

Sipas këtyre statistikave, aktualisht janë edhe 320 raste aktive me koronavirus në vendin tonë.

Komuna e Vushtrrisë vazhdon të jetë vatra më e madhe në nivel vendi me COVID-19.

Ndërsa, vetëm sot në këtë komunë sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së janë konfirmuar edhe 15 raste të reja, duke çuar kështu totalin në 159.

Më 26 maj në Vushtrri ishin tetë raste dhe kështu nisi seria e keqe. Më 31 maj ishin 10 raste në Vushtrri e më 1 qershor 14 raste, sa ishin edhe pak ditë më vonë. Numri më i madh është paraqitur më 6 qershor, gjithsej 24 raste. Të dielën ishin tetë raste të reja në Vushtrri e të hënën edhe 15 raste.

Aktualisht në këtë komunë janë 120 raste aktive me koronavirus.

Kryetari Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se prej tyre, 9 anëtarë janë të të njëjtës familje, një qytetar i infektuar në Prishtinë dhe të tjerët janë raste kontakti.

Ndërkohë, sot më 08 qershor 2020, janë shëruar 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 912 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 08 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.905 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.263 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 08 qershor 2020, janë shëruar 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 912 raste”, ka njoftuar sot IKSHPK.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.