Bota

Vazhdojnë defektet në avionët qeveritarë gjermanë, “radha” e Heiko Maas

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas sot është bllokuar në Mali pas një prishjeje në avionin zyrtar.

Ky është incidenti më i ri në serinë e zezë që po e godet kohëve të fundit flotën e avionëve të Qeverisë gjermane, transmeton Koha.net.

Maas është dashur të kthehej dje nga vizita disaditëshe në Afrikën Perëndimore gjatë të cilës kishte vizituar Sierra Leonen, Burkina Fason dhe Malin. Por, avioni i tij kishe pasur një defekt dhe ai është dashur të ndalet në Bamaku,në kryeqytetin e Mlait, ka thënë zëdhënësi i ministrit, njoftojnë mediet.

Pritet që ai gjatë ditës të kthehet në Berlin.

Kjo prishje e avionit është e fundit në vargun e defekteve që kanë pasur avionët qeveritarë të Gjermanisë. 

Kancelarja gjermane Angela Merkel kishte arritur me vonesë në samitin G20 në Argjentinë në fund të nëntorit të vitit ë shkruar pas defektit në sistemin elektrik të avionit të saj.

Në fund të janarit, presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinameier ishte bllokuar në Etiopi pas defektit të avionit me të cilin udhëtonte.

Ministri për zhvillim Gerd Muller në fillim të vitet anuloi vizitën në Namibi për shkak të prishjes së avionit.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort