Kombëtare

311 raste të reja me COVID-19, 6 të vdekur brenda 24 orëve Në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 311 raste të reja me Covd-19 si dhe gjashtë humbje jete. Në total numri i të infektuarve në vend shkon në 20,004, ndërsa ai i viktimave në 493.

Nga ana tjetër, brenda ditës, luftën me sëmundjen e kanë fituar 85 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të shkojë në 10,893.

Raste aktive në vend mbeten 8,618

COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 311

Të shëruar ne 24 orë 85

Të shtruar në spitale 289

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 1397

Testime totale 121,004

Raste pozitive 20,004

Raste të shëruara 10,893

Raste Aktive 8,618 Humbje jete 493