Bota

300 vizitorë të një klubi nate në Cyrih detyrohen të izolohen

Autoritetet shëndetësorë te Cyrihut kanë lajmëruar të shtunën se afro 300 vizitorë dhe punonjës të një klubi nate janë urdhëruar të izolohen për 10 ditë pasi që njëri nga mysafirët kishte testuar pozitiv për koronavirus dhe kishte infektuar edhe tjerët gjatë daljeve.

Personi kishte qenë te “Flamingo Club” më 21 qershor dhe testoi pozitiv për Covid-19 më 25 qershor, u tha në deklaratë. Pesë persona tjerë që kishin qenë me të në klub testuan pozitivë gjithashtu.

Si shtetet tjera evropiane që kanë lehtësuar masat e kufizimeve, edhe Zvicra ka parë rritje të infektimeve me koronavirus.

Këtë javë, numri i infektimeve të reja është rritur nga 18 brenda ditës të hënën, në 69 të shtunën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Klubet e natës në Zvicër u lejuan të hapen këtë muaj, por janë të obliguara të regjistrojnë vizitorët e tyre.

“Në rast se do të kemi sërish përhapje të shpejtë të virusit, do të shqyrtohet mbyllja e klubeve”, thanë Autoritetet Shëndetësore të Cyrihut.

Zvicra ka regjistruar 31,555 infektime me koronavirus dhe 1,682 vdekje deri tash, ka thënë ministria.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//cdrvrs.com/4/3473483