Kombëtare

300 euro gjobë për hedhësin e mbeturinave në Stallovë

Me 300 euro është gjobitur një abuzues me natyrën. Inspektorët komunalë të Prishtinës, kanë identifikuar palën që ka hedhur mbeturina në fshatin Stallovë dhe e ka gjobitur me gjobë mandatore.

Lajmin e ka bërë publik në profilin e tij në Facebook, kreu i Inspeksionit, Adonis Tahiri.

Ai ka thënë se pala edhe është detyruar që ta pastrojë vendin ku i ka hedhur mbeturinat.

“Sasi e konsiderueshme e mbeturinave, të hedhura në fshatin Stallovë. Inspektorët kanë identifikuar palën, dhe përveç që e kanë obliguar ta pastrojë hapësirën, kanë shqiptuar edhe gjobën 300 euro”, ka thënë Tahiri.

“Bashkëpunimi në mes të qytetarëve dhe inspektorëve, sjell rezultat”, ka shtuar më tej ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.