Bota

3 mijë euro gjobë/ Kryeministri Conte: Sanksione për ata që nuk respektojnë rregullat

Për ata që nuk respektojnë rregullat anti-koronavirus, Italia ka kaluar sot dekretin ku do të përforcohen sanksionet kundrejt tyre.  

Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se nuk është e vërtetë që masat kufizuese do të shtrihen deri më 31 korrik, por ndonëse nuk specifikoi një datë të saktë.

“Ne jemi gati në çdo moment dhe shpresojmë që shumë shpejt të lehtësojmë kontrollin e masave kufizuese dhe t’i tejkalojmë ato. Është një provë shumë e ashpër që do të na bëjë më mirë. Secili prej nesh po reflekton në jetën e tij dhe në shkallën e vlerave dhe kjo është një mundësi për të ndaluar e për të bërë reflektime”, tha ai.  

Po ashtu, Conte tha se do të gjobitet me 400 deri në 3 mijë euro, kushdo që shkel masat e marra nga qeveria, për të penguar përhapjen e COVID-19.  

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.