Kombëtare

283 të shëruar, 43 pacientë të shtruar/ Katër persona janë në intubim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 21 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar 539 numrin total të të prekurve, nga të cilët kanë ndërruar jetë 26 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 6 pacientë të tjerë. Numri i të shëruarve nga COVID-19 shkon në 283. 

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.