Kosova

28 nëntori ditëlindja e Adem Jasharit dhe daljes në skenë e UÇK-së

Adem Jashari, Komandant Legjendar, është lindur në këtë datë. Ai sot  do t’i mbushte 65 vite po të ishte gjallë, shkruan Kosova.info

Ai është lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Biri i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit.

Po ashtu, sot u bënë 23 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pra me 28 nëntor, nuk shënohet vetëm festën e Ditës së Flamurit dhe ditëlindjen e Adem Jasharit.

Siç e kujtojmë të gjithë, dalja në skenë pat ndodhur në vitin1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi kanë qenë të patët që patën dalë publikisht para opinionit, ndërsa patën mbajtur një fjalim në varrimin e Halit Gecit, mësuesit të shkollës së Llaushës i cili qe vrarë dy ditë më parë nga forcat serbe./Kosova.info/