SPORT

28 milionë euro humbje për skuadrat italiane

Skuadrat italiane të Serisë A do të kenë humbje prej 28 milionë eurove.

Juventusi është i pari në listë me 12 milionë euro humbje për shkak se qeveria vendosi që ndeshjet të mos luhen me praninë e tifozëve, për shkak të mospërhapjes më të madhe të koronavirusit, transmeton KTV.

Madje, ky vendim, sipas qeverisë italiane, do të mbetet në fuqi deri më 3 prill.

“Calcio e Finanza” ka shkruar se Juve, që do të luajë me Interin, Lyonin në Ligën e Kampionëve dhe Leccen në shtëpi, pritet t’i humbë 12.3 milionë euro në ditën e ndeshjes.

Kampioni italian është prekur më së shumti nga ky vendim.

Interi dhe Milani, që të dyja kanë ndeshje në “San Siro”, pritet të kenë humbje prej 2.7 milionë euro dhe 3.4 milionë euro respektivisht.

Roma do t’i humbë po ashtu 2.3 milionë euro nga dy ndeshje.

Në total, 20 ekipet elitare të Italisë do t’i humbin 28.6 milionë euro në ditën e ndeshjeve.