SHËNDETËSIA

27 të shëruar nga koronavirusi dhe 7 raste të reja pozitive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë shëruar 27 pacientë që ishin të prekur me koronavirus, ndërkohë janë regjistruar shtatë raste të reja pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë raste nga komuna e Prizrenit dhe një rast nga komuna e Suharekës. Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSh-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Numri i të prekurve është rritur në 813, i të shëruarve në 298, kurse kanë vdekur deri më tash 22 persona si pasojë e COVID-19.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.