OPINION

Sakrificat nuk kanë të ndalur në as një brez!

Shkolla fillore “Një Maji” Haxhaj!
28 Nëntori i Vitit 1998!

SHTABI RAJONAL “RUGOVA”

Shkruan: Tahir CUKAJ

Jeta është kjo qe është. Sakrificat nuk kanë të ndalur në as një brez!

Lufta për drejtësi dhe pavarësi prej shekujsh ishte e veçantë vetëm për shqiptarët!

Kosova nuk kishte të ndalur në as një përudhë kohe!

Viti 1997/98 ishte një vit i luftës dhe i terrorit në Kosovë. Zjarri dhe masakra kishte përshkuar çdo Zonë të Kosovës, a në veçanti Drenica dhe Rrafshi i Dukagjinit ishin në luftë të hapur!

Duke e parë dhe ditur se çka mund të pritej prej një lufte që zhvillohej nga ushtria serbe edhe Zona e Rugovës ishte ajo që iu përgjigj “Kushtrimit” gjithë popullor!

Ajo si çdo here në rendin e parë kishte rregullin dhe urtësinë dhe me njëherë filloj një organizim për mbrojtje dhe për liri, ku zgjodhi strukturën e saj ne krye me komandantin e Shtabit Rajonal Rugova, z. Smajl Hajdaraj!

Ishte një nder i madh për se cilin rugovas që ishte rreshtuar për interesin e kombit dhe lirisë se tij!

Rugova si as njëherë më parë nuk ishte më e gëzuar se sot, ajo edhe pse ishte pjek dhe djeg me dhjetëra here nuk e kishte gajle at punë siç thotë populli!

Ajo e donte lirinë, dhe për te flijohej!

Sot kemi festë thonin rugovasit, sot kemi ngritjen e flamurit dhe ditën më të rëndësishme për kombin se kemi :28/Nëntorin /ditën e pavarësisë se Shqipërisë!

Pra, për herë të parë si Rugovë dhe si popull festojmë ditën e flamurit si Ushtri Çlirimtare e Kosovës mu në çerdhen e arsimit, këtu në oborrin e Shkollës Fillore “Një Maji” në Haxhaj!

Të rreshtuar dhe të respektuar për luftën dhe flamurin rugovasit pa dallim moshe e ideje, po ketë ditë festojnë 28Nentorin më Komandantin Smajl Hajdaraj!

Edhe pse po bëhen 20vite nuk do thoja se është vonë të behet një përkujtim i asaj kohe kur dihej se asgjë me afër se vdekjen nuk kemi!

Mendova e ç’mendova dhe të vetmen rrugë zgjodha që për hir të se vërtetës dhe rugovasve te mi dhe kontributit të Komandantit dhe ish Deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Smajl Hajdaraj të përshkruej dhe ta nderoj festen e 28 Nentorit edhe sot dhe deri sa unë të jem i gjallë!

Kam pritur dhe kam shpresuar se një ditë do thuren vargje dhe artikuj nga miq dhe bashkëluftëtar të Smajl Hajdarit, por ajo nuk ndodhi,

Kam pritur dhe kam shpresuar se do ngritët zëri në institucione dhe në Kuvende nga rrahagjoksë të ndryshëm për vlerat dhe guximin qe e dëshmoj Smajl Hajdaraj si luftëtar dhe si veprimtar, i cili edhe ne vija fronti dhe kundërshtime të ashpra u thirr në institucione shteti dhe në Liderin historik dr. IBRAHIM RUGOVEN, por ajo nuk ndodhi!

Unë sot do e rikujtoj festen e 28Nentorit ngritjen e Flamurit dhe pavarësinë e Shqipërisë!

Unë sot do i them mikut dhe bashkëluftëtarit tim z. Smajl Hajdarajt se ti ishe një trim dhe një atdhetar, ishe ai qe u gjete ne ballë istikameve dhe kërkesave të popullit!

Mik ajo dorë qe shtiu mbi ty qoftë dorë e turpit dhe e krimit!

Respekt për jetë dhe mot miku im!

Lavdi veprës!

Leave a Reply

Your email address will not be published.