Kombëtare

25 vjeçari nga Ferizaj vuan nga një sëmundje e rëndë, ka nevojë për ndihmë financiare

Shukri Krasniqi, 25-vjeçar nga Ferizaj vuan nga një sëmundje e rëndë në kurriz dhe i duhet ndihma e qytetarëve për të ju nënshtruar një operimi.

Për shërimin e tij, nevojiten gjithsej 70 mijë euro, megjithatë familjes i duhen edhe 6 mijë euro, pasi që shumën tjetër e ka siguruar.

Shukriu është baba i dy fëmijëve, teksa familja apelon tek të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për shërimin e tij.

Të gjitha të dhënat e nevojshme i keni në fotografitë e mëposhtme.