Bota

23-vjeçarja çudit botën: Jam krenare për abortin tim dhe po përpiqem që të ngre zërin

Abigail Sheldon është emri i vajzës që ka çuditur gjithë botën me historinë e saj. Ajo ishte vetëm 19 vjeç, kur zbuloi se ishte tre muajshe shtatzënë, pavarësisht se përdorte pilula kontraceptive.

Në atë kohë Abigail ndiqte studimet në Universitetin e Manchester. Ajo e dinte se dhe as partneri i saj nuk ishin ende gati për të qenë prindër, ndaj vendosi që ta ndërpriste shtatzëninë.

Por kjo nuk ka qenë hera e vetme kur Abigail ka ndërprerë një shtatzëni. Ajo sot është 23-vjeçe dhe ka kryer një abort tjetër.

Sipas shërbimit shëndetësor britanik, për të kryer një abort mjekësor duhet të marrësh 2 pilula, 24 deri në 48 orë larg njëra-tjetrës.

Në rastin e Abigailit kjo procedurë nuk ishte e suksesshme, ndaj ajo iu nënshtrua abortit kirurgjikal, që përshkruhet si një procedurë e thjeshtë. Ajo pati komplikacione, por për asnjë çast nuk u pendua për vendimin që mori.

Në një intervistë të dhënë për Manchester Evening News ajo u shpreh:

Jam krenare për abortin tim dhe po përpiqem që të ngre zërin, në mënyrë që më shumë femra të jenë në gjendje ta thonë këtë hapur. E kuptoj përse femrat nuk duan të flasin për abortet e tyre, jam e sigurt që për shumë njerëz është diçka e vështirë dhe emocionale. Nuk dua që t’i bëj të tjerët të ndihen keq që nuk flasin për abortin e tyre, për këtë arsye po flas më zë të lartë për eksperiencën time, në mënyrë që të ndihen rehat për të folur për të. Flas për të, bëj shaka, ndonjëherë mërzitem, por bëra një abort dhe do ta bëja sërish.”

Në mënyrë që të inkurajojë femrat që të flasin për këtë çështje, reja ka hapur një faqe, ku kushdo mund të ndajë eksperiencën e saj dhe t’u japë këshilla të tjerave.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483