Kombëtare

21 viktima dhe 986 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka rënë numri i personave të prekur me COVID-19 ndërsa është rritur numri i viktimave.

21 pacientë të prekur me COVID-19 kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit ndërsa janë regjistruar 986 raste të reja me virus.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 385 raste në Tiranë, 47 raste në Korçë, 41 raste në Tepelenë, 34 raste në Fier, 33 raste në Durrës, Vlorë, 32 raste në Shkodër, 28 raste në Lushnje, Gjirokastër, Sarandë, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Berat, 25 raste në Peqin, 22 raste në Krujë, 17 raste në Mallakastër, Kuçovë, 13 raste në Kurbin, Kavajë, Kamëz, 12 raste në Delvinë, 11 raste në Gramsh, 10 raste në Kukës, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Kolonjë, 7 raste në Mirditë, Mat, 4 raste në Devoll, Rrogozhinë, Bulqizë, 3 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Skrapar, Vorë, 2 raste në Librazhd, Divjakë, Himarë, Shijak, Patos, 1 rast në Tropojë, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 67 mijë e 158 që nga fillimi i epidemisë.

Teksa aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 pacientë janë të intubuar. /TCH/