Rajoni

20 vdekje më shumë dhe 1,640 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria e shëndetësisë tha të mërkurën se Italia ka regjistruar 1,640 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, gjatë të njëjtës periudhë u bënë 103,696 teste, rreth 16,000 më shumë se e marta dhe numri më i lartë në Itali në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

Për më tepër, ministria tha se 20 të sëmurë nga COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit, nga 14 të martën.

Kështu, numri i të vdekurve në Itali nga coronavirusi tani është 35,758. Përgjithësisht ka pasur 302,537 raste të regjistruara, përfshirë të vdekurit, të rikuperuarit dhe ata aktualisht pozitivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.