Kosova

Zyrtarja e Vetëvendosjes reagon pas sulmit fizik ndaj gazetarit Duriqi

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit hulumtues Visar Duriqi.

“Lajme të tilla sikur për sulmin e lëndimin e rëndë të gazetarit Visar Duriqit mos lexofshim kurrë”, shkruan Kurti.

Reagimi i saj i plotë:

“Lajme të tilla sikur për sulmin e lëndimin e rëndë të gazetarit Visar Duriqit mos lexofshim kurrë. Shërim të shpejtë Visarit e e kaloftë lehtë tronditjen.

Hetim e zbardhje urgjente e rastit”.

Gazetari Duriqi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK në Prishtinë.

Si pasojë e sulmit fizik, gazetarit ia kanë thyer edhe dhëmbët.