Kosova

Zemaj përkujton familjarët në 18 vjetorin e vrasjes: Homazhet për ta janë momente të rënda

Sot janë bërë 18 vjet nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka kujtuar familjarët e tij në këtë përvjetor.

Zemaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook thotë se homazhet për Tahir, Hasan dhe Enis Zemajn janë momente të rënda, por edhe momente krenarie.

“Përgjithmonë në zemrat tona. Lavdi e përjetshme, Kolonel Tahir, Hero i Kosovës, Lavdi Enis dhe Hasan Zemaj”.

Postimi i plotë i Zemajt:

Çdo fillimviti, nga 4 janari 2003, në këtë ditë, neve familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, me miq e dashamirë nga të gjitha trojet tona, na gjen në Strellc pran vendit këtu, ku pushojnë përjetësisht, Kolonel Tahiri, Enisi dhe Hasani.

Homazhet për ta, janë momente sa të rënda, aq krenare, sepse e kujtojmë jetën dhe veprën e tyre, në dobi të kombit dhe atdheut, kujtojmë me nderim veprimtarinë atdhetare, luften çlirimtare, betejat e fituara kundër armikut, angazhimin për liri e pavarësi, deri në momentet e fundit të jetës së tyre.

Përgjithmonë në zemrat tona. Lavdi e përjetshme, Kolonel Tahir, Hero i Kosovës, Lavdi Enis dhe Hasan Zemaj!

Çdo fillimviti, nga 4 janari 2003, në këtë ditë, neve familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe veprimtarëve të çështjes…

Posted by Armend Zemaj on E hënë, 4 Janar 2021