Kosova

Vuçiq: Edhe për krimet e luftës në Kosovë komuniteti ndërkombëtar është i ndarë

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuqiç, ka thënë se nuk i ka mohuar asnjëherë krimet e luftës në Kosovë, duke shtuar se në Serbi kanë dënuar shumë kriminel lufte që vinin nga Ish-Jugosllavia.

Ai thotë se kjo ka ndodhur pavarësisht kombësisë, duke theksuar se kanë pasur këndvështrime të ndryshme për gjërat që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të Ish-Jugosllavisë.

“Kjo është saktësisht arsyeja pse ne duhet të përballemi me këtë problem dhe përse kemi nevojë të krijojmë lidhje dhe marrëdhënie më të mira mes nesh. Ju nuk mund t’i detyroni serbët të pranojnë të gjitha këndvështrimet dhe idetë tuaja”, ka thënë ai në një intervistë për Euronews Albania.

Vuqiç tutje ka shtuar se edhe komuniteti ndërkombëtar është i ndarë në këtë çështje, derisa të njëjtën e thotë edhe kur është në pyetje njohja e Serbisë për Kosovën.

“Është në rregull ajo çfarë shumë njerëz thonë , dhe kur flasim për komunitetin ndërkombëtar, ajo që shumë njerëz këtu thonë është që ne duhet të njohim pavarësinë e Kosovës dhe më pas analizojmë se komuniteti ndërkombëtar është i ndarë. Është saktësisht gjysmë për gjysmë. Por e lëmë këtë mënjanë”, ka thënë ai.

I pyetur se a do të kërkojnë falje për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë, Vuçiq është shprehur se të gjitha palët kanë kryer krime.

“Ajo që mendoj është se të gjitha palët kanë kryer shumë krime dhe mendoj se ata që i kanë kryer këto krime, kush ka kryer çdo lloj krimi, duhet të mbajë përgjegjësi dhe kjo është ajo që mund të them. Unë nuk kam qenë kurrë një njeri që do të fshihte dikë apo që do t’i vinte turp nga diçka që dikush ka bërë. Unë nuk kam bërë asnjë krim për t’ju thënë të vërtetën. Kush ka kryer, ata njerëz duhet të jenë shumë të përulur, shumë modestë kur i thonë shumë gjëra popullit për të cilin kanë bërë gjëra kundër. Unë nuk kam marrë pjesë në këtë. Por ka shumë njerëz, nuk ka rëndësi nga cila anë, shqiptarë, serbë, kroatë apo boshnjakë që kanë kryer krime dhe kjo është ajo që kemi nevojë për të bërë, duhet të dalim nga kjo periudhë kohore dhe të krijojmë një të ardhme të ndryshme dhe shumë më të mirë për ne”, ka thënë ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.