Kosova

Vetëvendosje var shamia të kuqe nëpër Prishtinë, Zejnullahu po na kujtojnë kohën e komunizmit

Në kryeqytet, nëpër drunj e shtylla të ndriçimit publik janë lidhur disa  shirita të kuq

Për vendosjen e këtyre shiritave, nuk kanë qenë në dijeni as Komuna e Prishtinës dhe as Policia e Kosovës.

Por, në rrjetet sociale është postuar një foto nga disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë treguar se shiritat janë vendosur nga ta.

“Me vullnetarët e Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, duke stolisur qytetin për festën e madhe”, thuhet në postimin e tyre.

Edhe në mëngjesin e sotëm në sheshin e dëshmorëve në Podujevë, në tytat e shtatoreve të heronjëve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci e Edmond Hoxha janë vendosur shirita të kuq.

 Bajram Zejnullahu, vëllai i heroit Hakif Zejnullahu, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj këtij veprimi të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Shiritat e kuq më shumë na kujtojnë kohën e komunizmit dikur, kur të njëjtit njerëz me brohoritje e pritnin Titon rrugëve me duartrokitje.”, ka shkruar Zejnullahu.