Hi Tech

Venhar Sylka, piloti i parë i certifikuar për dronë

Venhar Sylka është certifikuar si piloti i parë për dronë, ka bërë të ditur përmes një njoftimi Autoriteti i Aviacionit Civil.

“Në vazhdën e aktiviteteve rregullatore të parapara me legjislacionin në fuqi më datë 9 tetor 2020 Autoriteti i Aviacionit Civil organizoi për herë të parë provimin për testin e njohurive për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) të Kategorisë 3. Këtij provimi i është nënshtruar z. Venhar Sylka i cili ka kaluar me sukses këtë test”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se me këtë rast drejtori i Përgjithshëm i AAC-së, Bujar Ejupi ndau certifikatën e parë për këtë kategori të sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot, duke i uruar Sylkës suksese dhe operime të sigurta në të ardhmen.

Operimet e sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) janë të rregulluara me Rregulloren e AAC-se nr. 01/2017.