Show Biz

Urimi i Rita Orës për 28 nëntor, mbath këpucë me flamurin shqiptar

Në festën e 28 nëntorit nuk kanë munguar urimet e këngëtareve me renome ndërkombëtare.

Artistja e njohur, Rita Ora, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ndarë disa imazhe teksa i bashkangjitur edhe një përshkrim.

Bukuroshja bionde shihej me një bluzë të bardhë, teksa në fokus ka vënë këpucët me flamurin shqiptar.

“Urime dita e flamurit. Faleminderit fansave për këtë video të mrekullueshme”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Në postimin e tretë, Rita kishte zgjedhur të ndajë disa sekuenca nga koncerti që mbajti vitin e kaluar në Kosovë.

Megjithatë, vlen të përmendet se Rita gjatë karrierës së saj ka përmendur prejardhjen e saj, duke bërë krenarë me arritjet e saj.