KULTURË

Turistët ecin nëpër tunelet e fshehta të Shqipërisë komuniste

Duke u përvjedhur poshtë një fortese në jug të Shqipërisë, një rrjet i mbuluar tunelesh, i ndërtuar gjatë viteve komuniste, përkap fshehtësinë dhe paranojën që përkufizonte sundimin e gjatë të tiranit Enver Hoxha.

Komunizmi sot ka ikur dhe bunkeri ushtarak është një atraksion turistik, që ende ndjell vizitorë të rrallë gjatë pandemisë, kur temat e frikës, izolimit dhe kufizimit janë veçanërisht rezonante.

Kompleksi i nëndheshëm, që tani njihet si tuneli i Luftës së Ftohtë, është pjesë e projektit të madh e të kushtueshëm të “bunkerizimit” të ndërmarrë nga Hoxha, që i frikësohej një pushtimi të huaj gjatë sundimit të tij izolacionist, që zgjati 40 vjet.

Me qëllim që të fortifikonte shtetin eremit, ai mbikëqyri ndërtimin e më shumë se 170 mijë bunkerëve ushtarakë gjithandej Shqipërisë.

Shumica janë struktura të vogla në formë kupole, të ndërtuara si poste roja për ushtarët, që ende pikëzojnë peizazhin.

Matriksi nëntokësor i gërmuar poshtë Kalasë së Gjirokastrës, vendlindja e Hoxhës, është prej më mbresëlënësve. Sot është një vend i trashëgimisë botërore nga UNESCO-ja.

Grupe ndërtimtarësh ndërroheshin në fshehtësi me qëllim që askush të mos e merrte vesh planin e plotë për rrjetin 1.500-metërsh të tuneleve të ndërtuara me synimin për të strehuar komandën ushtarake në rast të sulmi të jashtëm.

Ai u rizbulua pas rënies së komunizmit në vitet ’90 dhe që nga ajo kohë nisi të përfitojë turistë. Derisa COVID-19 i ka dhënë një goditje të fortë stinës turistike në Shqipëri, nja 300 vizitorë me maska e kanë vizituar këtë verë rrjetin nëntokësor, përfshirë Alexandre Benlalam, një inxhinier 39-vjeçare nga Parisi.