Kosova

Trafiku urban del me njoftim të ri, për shkak të masave të reja

Me masat e reja kundër COVID-19 është zgjatur orari i qarkullimit, teksa “Trafiku Urban Prishtinë” ka njoftuar se autobusët e tyre do të qarkullojnë deri në orën 21:30.

Në njoftimin e tyre të publikuar në Facebook thuhet se në autobusë lejohen më së shumti 25 udhëtarë.

Njoftimi i plotë:

Zgjatja e orarit të qarkullimit deri në ora 21:30

Sipas Vendimit të Qeverisë Nr.09/58 i publikuar në Gazetën Zyrtare me dt. 15.01.2021, autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë do të qarkullojnë deri në orën 21:30.

Vlen kufizimi gjatë pandemisë max. 25 udhëtarë/autobus.

Vendose maskën për ta mbrojtur vetën dhe të tjerët!

Për më shumë sqarime, të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion apo aplikacionit Viber:

045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28