Show Biz

‘’Stylestar’’ me Kiara Titon vjen me të tjera surpriza

‘’Stylestar show’’ vjen me episodin e ri të spektaklit të modës.

Shikuesit tashmë janë mësuar për befasitë e këndshme që Kiara Tito sjell me spektaklin e saj ‘’Style star show’’, duke na mësuar më shumë rreth modës dhe stilit përmes konkurenteve dhe jurisë të përbërë nga profesionistë.

Episodi i radhës na sjell të tjera befasi me të tjera veshje dhe performanca fantastike nga konkurentet, e natyrisht nuk mungojnë as zënkat mes tyre.

Se cila është tema e radhës dhe cilat janë veshjet që vajzat kanë zgjedhur të prezantohen mund t’i shihni në ekranin e ABC sonte nga ora 21:30 ndërsa në T7 të shtunën në ora 16:00.