SPORT

Sporti shqiptar në zi, shuhet ish-trajneri i Partizanit dhe ekipit Kombëtar

Peshëngritja shqiptare ka humbur të premten një tjetër figurë, pasi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu. Ai ka qenë peshëngritës dhe trajner i ekipit te Partizanit dhe ekipit Kombëtar që nga vitet 1960.

Në vijim, ai ka kryer edhe detyrën e anëtarit të Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për 8 vjet, nga viti 2004,deri në 2008-ën, gjatë drejtimit të saj nga Presidenti Esat Ademi.

Emri i Haki Agalliut është emër i respektuar i peshëngritjes shqiptare ne disa dekada dhe për këtë kontribut, Ademi e propozoi emrin e tij për dekorimin nga Federata Evropiane e Peshëngritjes (EWF), propozim që u miratua në vitin 2008. Me ndarjen e tij nga jeta, shtanga shqiptare humb një tjetër peshë të rëndë.

PANORAMASPORT.AL