Kosova

Spektrit politik të Kosovës, iu shtua edhe një parti e re, “Partia Demokratike e Diasporës”

Këtyre ditëve spektrit politikë të Kosovës, ju shtua edhe një parti e re Partia Demokratike e Diasporës. Nismën për formimin e saj, e ka marr veprimtari i çështjes kombëtare, Emrush Qeku, njëherësh kushëri i heroit të kombit, Sali Qekaj.

Emrush Qeku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai ishte angazhuar qysh herët në veprimtaritë e ndryshme me karakter kombëtar. Ishte anëtar i LDK, dega në Gjermani.

Ishte njëri ndër organizatorët e Tre Përqindëshit, të kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit.

Ai jo vetëm që ndihmojë djemtë e luftës për liri, por u angazhua edhe në shumë aktivitete tjera kombëtare, në mbledhjen e ndihmave për Kosovën në kohën e luftës, për të strehuarit në Shqipëri e në shumë vende të tjera, edhe me mjete të veta, duke lënë keq edhe familjen e tij, madje duke mbetur edhe pa shtëpi në Kosovë.

Po ta numërojmë e gjithë kontributin e tij, nuk mjafton vetëm ky shkrim…

Emrushi shprehet së këtë nismë e kishte marr bashkë me Fadil Islamin, Afrora Fusha dhe Valon Gajraku, më arsyen madhore, së mërgata shqiptare po anashkalohet tash e shumë kohë, e cila ka bërë shumë për Kosovën dhe kombin.

Emrushi thotë së kam qene i mendimit së PDD, ta udhëheq miku im dhe veprimtari, Hafiz Gagica, por i cili për arsye objektive nuk e pati mundësinë.

Ne vazhdim të shkrimit po ju sjellim fjalimin e kryetarit të PDD-së, më rastin e themelit të këtij subjekti tw ri politike në Prishtinë:

Të nderuara zonja, të nderuar zotërinjë,

Të dashur miq,

Më lejoni fillimisht të ju përshëndes dhe njëherit konventës së parë, të

Partisë Demokratike të Diasporës, ti uroi punë të mbarë e sukses!

Uroi që Partia Demokratike e Diasporës, të arrij të vë në pah rëndësinë e mërgatës

politike e patriotike të Kosovës! Mërgatës e cila është shfrytëzuar maksimalisht nga partitë politike vendore.

Asaj mërgate e cila së fundi u la pas dore u injorua deri në atë shkallë sa ngjallë keqardhje.

E si pasojë, lind edhe pyetja e shumëarsyeshme: Pse i kemi ndihmuar ato parti të cilat atë kohë e quanin vetën, kombëtare?

Të nderuar, vetë prania juaj sot në këtë konventë është dëshmi e qartë për vullnetin tonë që të

organizohemi politikisht e moralisht në mënyrë që të sigurojmë një përfaqësim të denjë të mërgatës

 në jetën shoqërore e politike të vendit. Me këtë rast do të kemi mundësinë që bashkërisht të diskutojmë dhe të nxjerrim konkluzat e nevojshme për një veprim cilësorë e gjithnjë në dobi të vendit tonë.

Ne kemi një mijë e një argumente nga e kaluara, të cilat na shtyjnë të jemi të pakënaqur me gjendjen aktuale dhe neglizhimin e faktorit politik të mërgatës. Duke filluar nga puna e madhe që ka bërë mërgata patriotiken, në kohën kur vendit i duhej ndihma e saj. Është fakt i cili dihet mirëfilli. Por siç duket ka ardhur koha që i gjithë ai angazhim i yni të përmendet e të përsëritet shpesh. E gjitha me synim që tu rikujtohet harrestarëve të qëllimshëm. Tu kujtohet se mërgata ka qenë faktori gjenerues e kryesorë i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Mërgata ka qenë ajo nëna e pagjumë që nuk ka gjetur rahatin askund kur fëmija i ka lënguar i sëmurë. Apo fëmija që ka ndenjur zgjuar mbi kokën e sëmurë të nënës. Shpesh shkojmë larg me gjykime e veprime pa e shikuar bazën e një dukurie.

Mërgata është pjesa e një Atdheu e Atdheu është kudo ku ka mërgimtarë. Mjerisht mërgata patriotike e Kosovës, përjetoj përjashtimin total nga pjesëmarrja në proceset e vendimmarrjes politike të vendit.

Ne sot, nuk do të lëshohemi shumë në historitë e shkuara dhe atë për të vetmin shkak se synimi ynë është të ecim përpara, të rikthejmë atë frymën masive e plotë elan në dobi të vendit, të zhvillimit dhe afirmimit të Kosovës, nga mjediset ku jetojmë e punojmë.

Ne si mërgatë, me punën dhe angazhimin tonë konkret jemi bërë dëshmi e fortë në vendet e perëndimit, se shqiptarët janë popull i vyeshëm dhe i mirë. Edhe pse krimi, korrupsioni e nepotizmi që mbretërojnë në institucionet e vendit tonë e kanë dëmtuar në masë të madhe imazhin tonë në botën perëndimore.

E gjitha na ka kushtuar shumë, ndërsa në anën tjetër ne jemi të vetëdijshme se për të rikthyer këtë imazh kërkohet shumë punë dhe angazhim i yni i përbashkët. Pra pse të mos fillojmë një ditë e më përpara që të angazhohemi në këtë drejtim?!

Partia Demokratike e Diasporës, do të mbështetet te Brezi i ri Akademik.

Tek të rejat e të rinjtë e vullnetit të mirë, tek të vyeshmit, e veçanërisht te brezi i cili rrjedhë nga prindërit patriotë, të atyre gjeneratave të cilët në kohën e rezistencës kombëtare në krye me liderin Ibrahim Rugova ishin shtylla të rëndësishme të atij organizimi. Të atyre të cilët në kohën e luftës për liri e pavarësi të udhëhequr nga Adm Jashari, Sali Çeku e Zahir Pajaziti, kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Tani fëmijët e tyre janë anashkaluar e injoruar. Partitë politike i obilizojnë e përfitojnë nga kjo shtresë patriotike, në kohë të caktuara. Një fenomen të cilin duhet ta çrrënjosim.

Partia Demokratike e Diasporës do të veprojë me nder për të krijuar një frymë të besimit, bashkëpunimit e kontributit të përbashkët, në dobi të vendit dhe të ruajtjes së vlerave të tij.

PDD, do të jetë e shtrirë në të gjitha qytetet ku jetojnë e punojnë shqiptarët e përmes një organizimi të denjë, do të afirmojë Kosovën, pasurit e saj dhe do të motivoj grupe të ndryshme për të vizituar Kosovën dhe për të investuar në zhvillimin e saj.

PDD, përmes punës së saj organizative, mendon të afirmoi brezin e ri akademik, apo të rinj të vullnetit të mirë si potenciali i jashtëzakonshëm për zhvillimin dhe demokratizimin e Kosovës.

Ne si kërkesë e kohës, duhet të zhvillojmë një frymë të re politike, kulturore dhe informative. Një frymë unifikuese dhe jo konfliktuoze. Një afrim mes gjeneratave dhe mendimeve ndryshe e jo diferencim e linçim mes veti.

PDD do të jetë afër çdo qytetari i cili e ndjen vetën shqiptar i Kosovës dhe i cili ka interes për të qenë pjesëtar aktiv i vendit.

Për fund, uroj që të na prijë e mbara. Vetëm me punë konkrete dhe përkushtim serioz, ne do të dëshmojmë se jemi ndryshe dhe në cilën masë e duam vendin tonë!

Atdheu, ka nevojë për çdo qytetar të devotshëm të tij! Prandaj mendoj që Partia e Mërgatës po vije në kohën e duhur dhe si kërkesë e kohës për të rikthyer besimin në vlerat që ka vendi ynë të cilin çdo ditë si rrjedhojë e politikave grabitqare po e braktisin qytetarët e dëshpëruar.

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

Respekt dhe nder për ata të cilët kontribuuan pa hile për Liri dhe Pavarësi!

Skënder MULLIQI