Kosova

Sot në Kosovë, priten reshje të dobëta shiu dhe bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mbivendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht të vranët. me mundësi reshjesh të dobëta shiu dhe bore.

Sipas Institutit, vranësirat gjatë orëve të vona parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me fjolla bore, derisa, në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar.

Në fushat barike pritet të ketë luhatje gjë që do të ndikoj që masat ajrore të jenë më aktive, prandaj cilësia e ajrit pritet të ketë një përmirësim gradual.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga kuadrati verilindor me shpejtësi 1-6m/s.