Kombëtare

Shqipëri/ Temperatura deri në 18 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Por fundjava vjen me surpriza, ku të dielën pritet ulje e ndjeshme temperaturash dhe reshje në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.