SPORT

Shaqiri nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli: Pres që të marrë një rol kryesor në skuadër

Xherdan Shaqiri vazhdon të insistojë për mos tu larguar nga Liverpooli, edhe pse hapësirat e tij në këtë skuadër janë të pakta.

Sulmuesi kosovar sapo është rikthyer nga një lëndim që e mbajti rreth gjashtë javë jashtë fushave.

Edhe pse në Angli raportohej për një largim të tij nga Anfield, ka qenë vetë Shaqiri që ka mohuar këto zëra.

28-vjeçari ka deklaruar se ka të ardhme te Liverpooli, pasi pret të marr një rol kryesor në ekip.

“Unë mendoj se kam të ardhme ende te Liverpooli”, u shpreh gjilanasi.

“Dua të pres rastin tim që të marrë një rol kryesor në skuadër në javët e ardhshme ashtu siç tha Klopp”, u shpreh Shaqiri.

Gjilanasi këtë edicion ka luajtur në vetëm katër takime për The Reds dhe në total ka 25 minuta.

Mediat në Ishull ditë më parë kanë raportuar se është Arsenali që ka shpreh interesim për transferimin e Xherdanit, por duket se reprezentuesi zviceran preferon qëndrimin në Anfield.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483