Kosova

Shala: Vetëm me PDK-në mund ta zëmë hapin e humbur nga dështimet që sollën skemat mashtruese të VV-së dhe LDK-së

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, u dërgon mesazh Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, nga 3 nëndegët e PDK-së se janë duke u mobilizuar për t’i mposhtur thellësisht në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nëndegët I, II dhe III të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, të mobilizuara për t’i dhënë forcë të re partisë së lirisë, partisë së pavarësisë, partisë së shtetndërtimit.

Politikat zhvillimore të programit “Rimëkëmbje” të PDK-së, janë garancë e sigurt se Kosova shumë shpejt mund ta zë hapin e humbur nga dështimet që sollën skemat mashtruese të VV-së dhe LDK-së.  

#Rimëkëmbje

Postimi

Shala po ashtu gjatë ditës ka takuar edhe mësuesin e tij Pajazit Krasniqi, për të cilin tha se e kishte frymëzues dhe edukues.

Një takim mallëngjyes me mësuesin tim, Pajazit Krasniqin. Pajazit Krasniqi, bashkë me Sherif e Jakup Krasniqin, ishin frymëzuesit dhe edukuesit më të denjë të brezit kryengritës ndaj pushtuesit. Shkolla e Negrocit ku punoi mësuesi Pajazit u bë qerdhe e shumë atdhetarëve të ’81-shës, të ’89-tës … dhe më në fund, luftës çlirimtare. Pajazit Krasniqi sot është një simbol, fanar i gjallë që me  shembëlltyrën e tij ndriçon edhe për brezat e ardhshëm.

Postimi